Mbrëmjen e 9 marsit një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë. Një 47-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën në banesën e tij në rrugën “Sotir Caci”.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40. Viktima është shtetasi me iniciale B. G., 47 vjeç.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë si provë materiale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.