Rama: Shqipëria tërheq gjithnjë e më shumë interes ndërkombëtar
Sipas kryeministrit Rama, panairi i turizmit në Berlin mbetet një nga skenat më të rëndësishme për promovimin e destinacioneve turistike në botë. Ai theksoi se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë panair ka sjellë një interes të shtuar për vendin.
Kreu i qeverisë u shpreh se trendi i rritjes së turizmit në Shqipëri pritet të vazhdojë edhe këtë vit, duke sjellë më shumë vizitorë dhe të ardhura për ekonominë.
Ai theksoi se numrat rekord të turistëve të viteve të fundit janë një tregues i qartë i potencialit që ka vendi në këtë sektor.