Një konflikt ka ndodhur në hyrje të qytetit mes disa të rinjve në Vlorë ditën e sotme (24 shkurt), duke shkaktuar tension në zonë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka ndërhyrë fillimisht një efektiv i Krimeve të Rënda, i cili ka qenë pranë vendngjarjes, për të ndalur përshkallëzimin e situatës dhe për të vënë nën kontroll të rinjtë që po konfliktoheshin.
Konflikti rrezikoi të agravonte edhe më tej, por ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur stabilizimin e situatës dhe shoqërimin e tyre me furgonë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve që çuan në përplasjen mes të rinjve.

