Një tërmet me magnitudë rreth 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Turqinë qendrore pranë qytetit Erbaa në provincën Tokat.
Sipas të dhënave nga qendrat sizmologjike evropiane, tërmeti ndodhi në një thellësi rreth 35 kilometra, ndërsa lëkundjet u ndjenë në disa zona përreth.
Banorët raportuan lëkundje të forta që shkaktuan momente paniku, ndërsa shumë prej tyre dolën jashtë shtëpive për siguri.
Deri në këto momente nuk ka raportime të konfirmuara për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet dhe ekipet e emergjencës po monitorojnë situatën në terren.
Turqia është një nga vendet më sizmike në rajon dhe përjeton shpesh lëkundje të tokës për shkak të pozicionit të saj mbi disa linja të mëdha të thyerjeve tektonike.