Komisioni i Posaçëm ka publikuar listën e kandidatëve të kualifikuar për intervistat e drejtuesve të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Kandidatët do të paraqesin platformën strategjike katërvjeçare që përfshin zhvillimin e shërbimit mjekësor, avancimin e mësimdhënies dhe fuqizimin e kërkimit shkencor, si dhe do të vlerësohen për aftësitë profesionale dhe organizative.
Kosova shënon ngritje historike në FIFA pas finales së play off-it të Botërorit
Ronaldo rikthehet pas dëmtimit, synon golin e 1000-të
Kremtohet e Premtja e Madhe në Tiranë, besimtarët katolikë përkujtojnë sakrificën e Krishtit
Disa nga kandidatët sipas shërbimeve:
Anestezi Reanimacioni: Krenar Lilaj,
Onkohematologji Pediatrike: Donjeta Bali,
Nefrologji dhe Dializë Pediatrike: Diamant Shtiza,
Alergologji: Mehmet Hoxha,
Dermatologji: Monika Fida.
Toksikologji Klinike: Irena Marko / Gentian Vyshka,
Neurologji: Ilirjana Zekaj,
Onkologji: Helidon Nina,
Reumatologji: Artur Zoto.
Intervistat do të fokusohen në vizionin strategjik, objektivat konkrete dhe implementimin e planeve për zhvillimin efikas të shërbimeve.