Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale

Një zjarr ka përfshirë tregun e fruta perimeve në Lushnje. Si pasojë e flakëve raportohen dëme të shumta materiale, ndërkohë që nuk ka të lënduar.

Flakët janë konstatuar rreth orës 03:30 të së martës, ndërsa autoritetet po hetojnë lidhur me shkaqet e zjarrit. Nga raportimet mësohet se flakët kanë shkrumbuar një pjesë të konsiderueshme të tregut dhe mallin.

Mësohet se ky treg ishte rikonstruktuar 3 vite më parë

Tregu monitorohet nga kamera sigurie, çka mund të hidhet dritë mbi shkaqet e zjarrit.

Kjo nuk është hera e parë kur tregjet në qytete të ndryshme të vendit përfshihen nga flakët. Zjarreve nuk i kanë shpëtuar tregje në Tiranë apo Durrës, ndërsa hetimet nuk kanë zbuluar nëse ato kanë qenë të qëllimshme apo janë shkaktuar nga pakujdesitë.

Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Lushnjë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

 

Leave a Comment