Hajro Limaj: Kur vranë Azem Hajdarin më takoi Fatos Nano, ja çfarë më tha

Koloneli Hajro Limaj, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ndau detaje të panjohura nga karriera e tij.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse ishte kërkuar për t’u përfshirë në politikë, Limaj u përgjigj se po, teksa rrëfeu episodin që lidhet me periudhën pas vrasjes së Azem Hajdarit.

👇👇VAZHDO LEXIMIN👇👇

Sipas tij, ai mori një urdhër urgjent për t’u paraqitur në Tiranë, ku iu propozua nga Fatos Nano, kryeministri i asaj kohe, posti i ministrit të Brendshëm.

Pjesë nga biseda:

Limaj: Unë kam shumë dekorata. Po të ishte kohë e kaluar, mund të isha edhe hero populli. Unë s’kam luftuar as për hero, as për ministër. Më kanë thirrur për ministër dhe s’kam pranuar.

Borakaj: Ju kanë kërkuar që t’ju përfshijnë në politikë?

Limaj: Po. Kur u vra Azem Hajdari dhe ndodhi ajo ngjarja shumë e madhe, unë sapo kisha ikur nga zyra në Ankara. Më thanë: “Ka ardhur një urdhër, urgjentisht paraqitu në zyrë”, dhe thoshte: “Zoti kolonel, nesër në orën 08:00 në zyrën time, Fatos Nano”. U nisa, mbërrita në Rinas. Shkova te kryeministri, ai nga njëra anë kishte ëisk, nga ana tjetër cigaren dhe kafen, dhe më thotë mua: “Dje kishim mbledhjen e qeverisë për situatën e vështirë që kemi. Na duhet një ministër i Brendshëm të jetë shumë i pastër.”/vizionplus.tv

👉FALEMINDERIT👈

Leave a Comment