Policia i ka identifikuar tre personat përmes pamjeve filmike dhe ata tashmë përballen me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Ata pritet të dalin para gjykatës për t’u marrë në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes.
Familja e vajzës është në gjendje të rëndë emocionale dhe kërkon drejtësi. Prindërit këmbëngulin se ajo nuk kishte lidhje me drogën dhe hedhin dyshime se mund të jetë ndikuar ose mashtruar nga personat që e shoqëronin atë natë.
Trupi i saj është dërguar për autopsi në Patra, e cila pritet të japë përgjigje më të qarta mbi shkaqet e sakta të vdekjes.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta në opinionin publik grek, sidomos mbi reagimin e vonuar për t’i dhënë ndihmë vajzës. Dyshimet mbeten: nëse do të ishte dërguar menjëherë në spital, a mund të ishte shmangur kjo tragjedi?