Jo vetëm Durim Bami, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin transferohet dhe Lulzim Berisha

Lulzim Berisha dhe Durim Bami, dy të paraburgosur, njëri në Durrës dhe tjetri në Fushë Krujë, që nga kjo e mërkurë janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin.

Sipas burimeve, lëvizja e tyre është kryer për arsye sigurie, pas informacioneve konfidenciale se të paraburgosurit mund të kishin akses ose të përdornin telefona celularë dhe sende të tjera të ndaluara brenda qelive.

👇👇VAZHDO LEXIMIN👇👇

Për këtë arsye, me urdhër të drejtuesve të burgjeve, është vendosur transferimi i tyre në një institucion me masa më të forta sigurie, ku kontrolli dhe mbikëqyrja janë më të rrepta.

Transferimi i Lulzim Berishës vjen pak ditë pas publikimit të një videoskandali që i përket muajit janar, ku një grup të burgosurish, përfshirë vetë Berishën, festonin brenda qelisë në paraburgimin e Durrësit.

Fillimisht u raportua për transferimin e Durim Bamit në Peqin, ndërsa më pas u mor vesh se në të njëjtin burg është dërguar edhe Lulzim Berisha.

👉FALEMINDERIT👈

Leave a Comment