Në përfundim të fjalimit të mbajtur para Bordit të Paqes, Trump ka takuar secalin prej liderëve që iu bashkua nismës së tij. Por, ajo që bie në sy në videon e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, në minutat e fundit është hequr takimi mes Ramës dhe Trump. Ndryshe nga ky rast, në pamje shfaqet qartë momenti i shtrëngimit të duarve mes presidentit amerikan dhe Vjosa Osmanit.
Në një moment kur Rama e paraqet pjesëmarrjen në forume ndërkombëtare si dëshmi të ndikimit të tij global, mungesa e takimit në video krijon një kontrast domethënës mes narrativës së promovuar nga vetë Rama dhe imazhit që përcillet nga pamjet zyrtare.
Ndërkohë që vlen të theksohet se Presidentija e Kosovës u prit në një takim edhe nga Sekretari i Shtetit Rubio. Ndërsa Rama ashtu siç shkoi edhe erdhi.