Mojtaba nuk është një klerik i rangut të lartë dhe nuk ka asnjë rol zyrtar në regjim.
Ai u sanksionua nga SHBA-të në vitin 2019. Thesari i SHBA-së e kishte akuzuar atë për bashkëpunim të ngushtë me komandantin e Forcës IRGC-Quds dhe Basij për të çuar përpara atë që e përshkroi si “ambicie rajonale destabilizuese dhe objektiva shtypëse të brendshme” të babait të tij.
Izraeli e shënjestroi Mojtabën në një sulm javën e kaluar, sipas një burimi izraelit të njohur me çështjen. Por Izraeli beson se ai vetëm u plagos në këtë përpjekje.