Lajmi i fundit/ Alarm për bombë në Tiranë

Alarm në kryeqytet pas raportimeve për një çantë të dyshimtë të gjetur në zonën pas 15-katëshit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar perimetrin për arsye sigurie dhe po mbajnë nën kontroll situatën. Burime nga terreni bëjnë me dije se pritet mbërritja e njësisë anti-eksploziv, e cila do të kryejë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar nëse objekti paraqet rrezik real.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën derisa të përfundojnë kontrollet.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek kalimtarët dhe bizneset pranë, ndërsa priten detaje të tjera zyrtare në vijim.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN