Kryeministri Edi Rama teksa foli për çështjen “Balluku” ka shpalosur disa nga veprat e suksesshme që sipas tij ka realizuar qeveria e tij.
Ai renditi disa nga rrugët e ndërtuara, që edhe pse janë shembur, i quajti histori suksesi.
Rama: Këto vepra janë kryer në këto 6 vite. Siç u krye Orikum-Dukati, apo tuneli i Llagarasë, siç flitet në oturakët e Qimbellinjëve. Korçe-Erseka, tjetër vlerë e madhe e shtuar. Qukës-Qafë Plloçë një gropë që na ngeli nga derdimeni me dy gishta.