“Më 12 mars të gjithë përpara Kuvendit”- Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: Vendosi të ruajë imunitetin e Ballukut duke penguar drejtësinë! Shqipëria s’e kaloi testin që kërkon BE

Reagimi i Belind Këlliçit:

Shqipëria nuk e kaloi testin kritik, bashkohemi më 12 mars të shpëtojmë vendin!

Edi Rama vendosi sot të ruajë imunitetin përballë drejtësisë me forcën e kartonave që ka në Kuvend. Edi Rama u tha të gjithë shqiptarëve se ai është mbi ligjin dhe nuk është i barabartë me qytetarët. Duke zgjedhur të mbrojë aferat e tij korruptive, dhe duke mbrojtur bashkëpunëtoren më të ngushtë, Edi Rama sfidoi drejtësinë dhe integrimin europian të vendit, si dhe hodhi dhe një hap tjetër në përshkallëzimin e tensionit politik në vend.

Ky akt është një vendim kundër Shqipërisë, vetëm e vetëm që Edi Rama të ruajë karrigen e lëkurën e tij.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN