U dëshmua haptazi dhe sot se qendrimet e përbetimet e tij për drejtësinë kanë qënë një propagandë e ulët që ra, në rastin më të parë kur hetimi shkoi në paradhomën e tij.
Me vendimin që shpalli sot, Edi Rama konkludoi pengimin e drejtësisë, një kurs që nisi që ditën e parë kur mbërriti në Kuvend kërkesa për arrestimin e Belinda Ballukut.
Të gjitha zvarritjet dhe sulmet e vazhdueshme ndaj SPAK kulmuan me vendimin sot për të rrëzuar kërkesën e Strukturës së Posaçme anti-korrupsion.