“Më lër të digjem me shtëpinë”, zjarrfikësi hero si ia mbushi mendjen të moshuarës që shpëtoi mes flakëve

“Vajza e saj më telefonoi dhe më tha se nëna ishte e sëmurë. Kur shkova ta shpëtoja, ajo më tha: ‘Më lër të digjem bashkë me shtëpinë’,” u shpreh ai për mediat.

Falë ndërhyrjes në kohë, zjarrfikësit arritën të izolojnë flakët në një pjesë të kompleksit, duke shmangur përhapjen e tyre dhe dëme edhe më të mëdha.

Ekipi i zjarrfikësve qëndroi në terren gjatë gjithë natës dhe vijoi punën edhe gjatë së mërkurës, pasi herë pas here riaktivizoheshin vatra të vogla zjarri.

Leave a Comment