A mund ta godasë Irani Shqipërinë? Eksperti jep përgjigjen
I ftuar në emisionin “Review” me gazetaren Greta Topjana, drejtuesi i Qendrës Marshall në Shqipëri, Ermal Jauri, analizoi mundësinë teorike që një raketë balistike nga Iran të mund të arrijë deri në territorin shqiptar. Sipas tij, nga pikëpamja teknike kjo është e mundur, pasi raketat balistike iraniane kanë një rreze veprimi deri në 2000–2500 kilometra.
Ai shpjegoi se distanca mes Iranit dhe Tirana është rreth 2000 kilometra, çka teorikisht e bën të mundur që një raketë balistike të përshkojë këtë distancë. Megjithatë, sipas ekspertit, ky është vetëm një skenar teorik dhe jo një rrezik real për Shqipërinë.