Ndryshojnë rregullat për deklarimin e cash-it në kufi, doganat mund të bllokojnë edhe shuma nën 10 mijë euro

Gjithsesi kjo gjobë nuk mund të jetë më pak se 500 euro; 40 % të shumës mbi 10 000 euro kur shuma në total e parave cash është më shumë se 20 000 euro por jo më shumë se 50 000 euro dhe 50 % të shumës mbi 10 000 euro kur shuma në total e parave cash është më shumë se 50 000 euro.

Kur autoritetet doganore dyshojnë se mosdeklarimi përbën vepër penale për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, kallëzimi penal bashkë me dosjen përkatëse, u transferohet autoriteteve gjyqësore kompetente për procedim penal të mëtejshëm, brenda 72 orëve nga çasti i verifikimit të shkeljes.

Leave a Comment