Përgjaken rrugët e vendit/ Aksident i rëndë në Elbasan-Cërrik, dy automjete përplasen, ndërron jetë shoferi

🚨🚨LAJMI I FUNDIT🚨🚨

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në aksin Elbasan–Cërrik, në zonën e fshatit Mjekës, pranë një servisi automjetesh.

Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Benz” me targë AA170SR dhe një “Volkswagen Caddy” me targë AA968VM.

👇👇VAZHDO LEXIMIN👇👇

Përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i mjetit “Benz” ka humbur jetën në vend.

Drejtuesi i automjetit tjetër është dërguar me urgjencë në spital dhe po merr trajtim mjekësor, ndërsa nuk ka ende informacion të plotë për gjendjen e tij.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

👉FALEMINDERIT👈

Leave a Comment