Projekti 5.1 milionë euro, SPAK blen paisjen e teknologjisë së lartë të përgjimit ‘IMSI Catcher’

2.

SPAK ka shtuar kapacitetet e tij teknologjike duke blerë pajisjen e avancuar të përgjimit “IMSI Catcher”. Kjo pajisje përdoret për identifikimin dhe përgjimin e komunikimeve telefonike, si dhe për lokalizimin e aparateve celularë.

Sipas burimeve, pajisja është blerë gjatë vitit 2025 përmes një procedure tenderuese sekrete. Aktualisht një ekip i BKH-së po trajnohet për përdorimin e saj në operacione hetimore.

Ky investim është pjesë e një projekti më të madh modernizimi që përfshin përditësimin e sistemit të përgjimit dhe rritjen e kapaciteteve të ruajtjes së të dhënave.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN