3.
Prokuroria e Posaçme ka investuar në teknologji të avancuar për hetimet, duke blerë pajisjen “IMSI Catcher”. Pajisja konsiderohet një nga teknologjitë më moderne për përgjimin dhe analizimin e komunikimeve telefonike.
Sipas informacioneve, pajisja është siguruar gjatë vitit 2025 dhe tashmë ndodhet në zyrat e SPAK. Një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit po trajnohet për përdorimin e saj në terren.
Investimi është pjesë e një projekti prej 5.1 milionë eurosh që synon modernizimin e sistemit të përgjimit dhe forcimin e kapaciteteve hetimore të institucionit.