4.
SPAK ka blerë një pajisje të avancuar përgjimi të quajtur “IMSI Catcher”, e cila përdoret për përgjimin dhe lokalizimin e telefonave celularë gjatë hetimeve. Pajisja është futur në përdorim pas një procedure tenderuese të klasifikuar.
Sipas informacioneve, një ekip i Byrosë Kombëtare të Hetimit po trajnohet për përdorimin e saj në operacione hetimore. Pajisja mundëson mbledhjen dhe analizimin e një sasie të madhe të dhënash telefonike.
Ky investim është pjesë e një projekti strategjik për modernizimin e sistemit të përgjimit dhe rritjen e kapaciteteve teknologjike të SPAK.