5.
Prokuroria e Posaçme SPAK ka siguruar pajisjen e avancuar të përgjimit “IMSI Catcher”, e cila përdoret për monitorimin e komunikimeve telefonike. Pajisja është blerë gjatë vitit 2025 dhe tashmë ndodhet në administrimin e institucionit.
Sipas informacioneve, një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit po trajnohet për përdorimin e saj në terren. Pajisja ka funksione të shumta si përgjimi, lokalizimi dhe mbledhja e të dhënave telefonike.
Investimi është pjesë e një projekti prej 5.1 milionë eurosh për modernizimin e infrastrukturës teknologjike dhe forcimin e kapaciteteve hetimore të SPAK.