Kuvendi nuk mund të gjykojë fajësinë
Manja theksoi se roli i Kuvendit është vetëm procedural dhe jo gjyqësor. Ai sqaroi se parlamenti nuk ka kompetencë të vlerësojë fajësinë apo provat e paraqitura në një hetim penal.
Sipas tij, këto janë kompetenca që i përkasin vetëm gjykatës dhe jo institucioneve politike.