Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në një banesë në Lezhë mëngjesin e sotëm.
Ngjarja është shënuar rreth orës 06:40, në fshatin Rrilë, ku në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit Tom Çungu, me banim të përkohshëm në Itali, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Mësohet se prej më shumë se 20 vitesh nuk banon njeri në këtë banesë.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.