TMERR në mes të Athinës! Shqiptari kërcënon me thikë punonjësit e Sigurimeve Shoqërore

3.

Një shtetas shqiptar ka shkaktuar tension dhe panik në një zyrë të EFKA në qendër të Athens. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Omonia gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas mediave greke, 61-vjeçari ka kërcënuar punonjësit me një mjet prerës dhe një stilolaps. Për momentin nuk dihen motivet që çuan në këtë incident.

Efektivët e policisë nga njësia DIAS ndërhynë në vendngjarje dhe arritën ta arrestonin të dyshuarin pa pasur persona të lënduar.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN