28-vjeçari Xhulio Salaj dhe 34-vjeçari Lisien Shehu kanë mbetur të plagosur këtë të martë nga shpërthimi i regjistruar në fshatin Majkosh, në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në një ambient ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit.
Siç shihet edhe nga pamjet, policia ndodhet në vendngjarje ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Lidhur me ngjarjen ka dalë me një reagim policia e cila thekson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40.
Sipas njoftimit të policisë dy të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin. Ata janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku janë në kujdesin e mjekëve.“Tepelenë/Informacion paraprak Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj.
Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.
https://sot.com.al/wp-content/uploads/2026/04/WhatsApp-Video-2026-04-21-at-16.18.00.mp4?_=1