VIDEO/ Sulm ndaj bazës amerikane në Erbil të Irakut, një pjesë e aeroportit përfshihet nga flakët

Një pjesë e bazës amerikane në aeroportin e Erbil, në veri të Iraq, është përfshirë nga flakët pas një sulmi që dyshohet të jetë kryer me raketa balistike iraniane ose dronë.

irak

Sipas informacioneve nga zona, objektivi i goditur ka qenë një depo armatimesh brenda kompleksit ushtarak. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha që ngrihen në qiell, ndërsa dëgjohen edhe shpërthime të njëpasnjëshme, të cilat besohet se vijnë nga materiali ushtarak që po digjet.

Dëshmitarë okularë raportojnë për goditje me raketa ose mjete ajrore pa pilot (dronë) që kanë shënjestruar bazën. Baza në Erbil ka qenë objekt sulmesh edhe në vitin 2020, si dhe në incidente të tjera gjatë viteve pasuese. Megjithatë, sipas burimeve lokale, sulmi i fundit duket të jetë i një shkalle më të gjerë dhe me pasoja më të rënda.

Autoritetet amerikane dhe ato irakiane nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi shkallën e dëmeve apo viktimat e mundshme.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN