Zbulohet kush po e shoqëron Dolcen në Maldive

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, po shijon disa ditë luksoze pushimi në Maldives.

Së fundmi është zbuluar se ajo nuk është vetëm në këtë udhëtim. Dolce po i kalon këto pushime në shoqërinë e Londrim Mekaj, fituesit të sezonit të fundit të BBVK. Prania e tyre së bashku ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Edhe pse ende nuk ka konfirmim zyrtar për natyrën e raportit mes tyre, fakti që po kalojnë kohë bashkë në një destinacion kaq romantik ka ngritur shumë pikëpyetje dhe aludime për një afrim të mundshëm.

Reagimet në rrjete sociale nuk kanë munguar, me fansat që po spekulojnë nëse mes tyre ka lindur diçka më shumë sesa miqësi. Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër të dyshimeve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse vetë ata do të vendosin të flasin hapur për këtë raport.

Leave a Comment

LEXO LAJME TJERAA

VAZHDO-LEXIMIN