Para 2 vitesh hodhi babanë nga shkallët pasi i vrau të ëmën, arrestohet 43-vjeçari! Gjykata e kishte dënuar, ja sa burg do vuajë dhe dëshmia pas ngjarjes

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim për krimin e rëndë të vrasjes është ndaluar në Sarandë.

Policia konfirmoi se ka bërë sot (5 maj) ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj, 43 vjeç, banor i fshatit Shalës, Bashkia Konispol.

👇👇VAZHDO LEXIMIN👇👇

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar 43 vjeçarin Klementin Islamaj me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 10 gusht 2024 në familjen Islamaj në Shalës të Konispolit, ku sipas informacioneve të ditës së ngjarjes ka qenë 69-vjeçari Hysen Islamaj, babai i Klementinit, i cili pasi kishte vrarë 66-vjeçaren Shano Islamaj, kanosi e më pas qëlloi edhe mbi të birin, që atëherë ishte 41 vjeç.

Nga hetimet e ditës së ngjarjes dhe nga dëshmia e vetë Klementin Islamaj rikujtojmë të ketë thënë:

“Në pjesën e dyshemesë ku ndodhej dhe trupi i nënës time ishte me shumë gjak. Në këtë moment kam parë se në korridor nga kuzhina e banesës erdhi babai im Hysen Islamaj ku, në dorën e djathtë mbante një gotë qelqi të tejdukshëm dhe sapo u ndodh përballë meje, unë i fola, duke i thënë “se çfarë kishte bërë” dhe ai mu përgjigj: “Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju” dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora. Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë. Nga ky moment, jam tronditur shumë ku jam munduar t’i shmangem babait, shumë i tronditur nga ajo se çfarë pashë dhe mosgjetja e fëmijës, e kam qëlluar me grushte dhe shkelma babain, por nuk kam përdorur asnjë lloj sendi kur kam goditur babain. Pashë që babai është rrëzuar dhe kishte akoma shenja jete; në moment jam kthjelluar disi ku jam bërë pishman për goditjet e mija ku i kam dhënë dhe ndihmë për ta kthyer trupin me shpinë nga toka duke qenë se ai, kur u rrëzua, ra me brinjë gati përmbys. Pas kësaj, kam shkuar brenda në shtëpi për të parë nëse nëna ime ishte në jetë apo jo. Kur u afrova tek trupi i nënës, pashë që ajo po jepte frymën e fundit dhe një moment nuk reagoi më. Menjëherë pas kësaj, kam dalë në oborrin e banesës dhe kam thirrur me zë të lartë për njoftimin e ambulancës”.

Edhe tani pas pothuaj 2 vitesh nga ngjarja e rëndë mësohet se 43-vjeçari Klementin Islamaj ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikike.

Njoftimi i Policisë Sarandë thekson se:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë vunë në pranga shtetasin K. I., 43 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, tha policia vendore, pa dhënë detaje të hollësishme nga dosja.

Pas veprimeve të para proceduriale, dosja i kaloi Prokurorisë për ndjekjen e mëtejshme të çështjes dhe izolimin në qeli të 43-vjeçarit, për vuajtjen e dënimit.

👉FALEMINDERIT👈

Leave a Comment