Vrasja e fëmijëve në Durrës, Artan Hoxha: Familja e autorit u largua nga lagjja, kanë frikë nga hakmarrja

Gazetari Artan Hoxha, duke dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në Durrës ku një 57-vjeçar i dehur vrau me makinë dy të mitur dhe plagosi rëndë një tjetër, ndërsa ta luanin në trotuar, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se familja e autorit është larguar nga banesa në lagjen 15, sepse kanë frikë nga hakmarrja.

“Për shkak të pasojave të ngjarjes është detyruar familja e autorit të ngjarjes gruaja dhe fëmijët janë larguar menjëherë nga lagjja se janë nga Mirdita siç janë edhe familjet e Muça dhe Nikolli të dy fëmijëve të vdekur.

👇👇VAZHDO LEXIMIN👇👇

Ata edhe dhe kanë bërë edhe një letër atyre ku kërkojnë ndjesë. Problemi është se duket sikur jemi në mesjetë se gjërat bëhen me kanun.

Ngjarjen e ka bërë personi dhe ata largohen se mos ka hakmarrje.

Ai inspektori i zonës është për të shmangur këto ngjarje. A e di sa familje janë sot që ruhen me policë?”- tha Hoxha.

👉FALEMINDERIT👈

Leave a Comment