“Nga ekstradimet te ‘të paprekshmit’”/ Zbulohen shqiptarët e botës së krimit që gjetën strehë në Dubai

Pjesë nga dokumentari:

Por nëse Franc Çopja iu dorëzua autoriteteve belge në fundin e vitit 2023, duke shënuar kështu me dënimin e tij dhe fundin e një perandorie, duke i dhënë në këtë mënyrë lamtumirë rehatisë së tyre, ndryshe nga i vëllai që vazhdon të gjejë strehë aty, të tjerë shqiptarë të krimit po riatdhesohen nga Dubai për llogari të drejtësisë shqiptare.

I fundit në radhë ishte Durim Bami, i njohur ndryshe si një nga të fortët e Niklës në Fushë-Krujës, i cili pas dy vitesh procedura ligjore nga autoritetet ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, në fundin e muajit shkurt të këtij viti u ekstradua në Shqipëri. Ku do të përgjigjet për shumë ngjarje kriminale ku ka qenë pjesëmarrës, pas përplasjeve që kishte me grupin e Emiljano Shullazit dhe të mbretit të zhdukur të kumarit, Ervis Martinaj.

Fabian Zhilla: “Duke qenë se Dubai ose Emiratet e Bashkuara Arabe nga pikëpamja juridiksionale, kanë ndjekur një politikë, deri diku të vështirë për të lejuar ekstradimet,dhe kjo është shfrytëzuar nga eksponentë të krimit të organizuar dhe jo vetëm shqiptarë.

Krimi shqiptar sigurisht mësoi, qoftë edhe ato të Amerikës Latine, nga bashkëpunimet që ka pasur me organizata kriminale qoftë edhe me ato në Amerikën Latine, shkëmbyen këtë lloj eksperience dhe filluan të zhvendosen atje”.

Një nga këta personazhe që vazhdon të shijojë i pashqetësuar jetën në rrezet e diellit të Dubait, është edhe Denis Matoshi, ose i njohur ndryshe si Eldi Dizdari. Me origjinë nga Tropoja, drejtues i ‘Kompania Bello’, organizatës më të madhe kriminale shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në drejtim të Evropës.

E cilësuar ndryshe si një sindikatë transnacionale, që mundi brenda pak vitesh të kryente një xhiro prej 350 milion euro, nëpërmjet trafikimit të kokainësNjë personazh i cili sot jeton në Dubai, aty nga ku në fakt drejtonte edhe të gjithë operacionet e narkotrafikut nga Amerika Latine në Evropë. Por që në Shqipëri janë ende në pritje të ekstradimit të tij, ashtu si edhe në Itali ku për të ka gati një mandat arresti.

Ndërsa në Shqipëri në qershorin e vitit 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të tij. Pasuri të sekuestruara në Shqipëri, që duken hiç gjë përpara pasurisë përrallore që ai ka grumbulluar në vite, apo që mund të ketë investuar në Dubai.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN