“Nga ekstradimet te ‘të paprekshmit’”/ Zbulohen shqiptarët e botës së krimit që gjetën strehë në Dubai

Kartela Penale:

“Fillimisht Eldi Dizdari, por që mban edhe gjeneralitetet Denis Matoshi, u ndalua në Dubai pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane në kuadër të goditjes së grupit ‘Los Blancos’. Grup që trafikonte kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë si dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Por më pas ai u lirua nga autoritetet ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas autoriteteve italiane ai është koka e grupit kriminal shqiptar Kompania Bello, që ka transportuar tonelata me kokainë në Evropë. Ndërkohë që në Shqipëri i janë sekuestruar disa pasuri të paluajtshme, si dhe 40 mijë euro dhe 8.2 milionë lekë të përfituara nga shpronësimi i një pasurie”.

Por edhe pse u lirua nga Dubai zyrtar, Eldi Dizdari siç thamë vazhdon të jetë i kërkuar nga shteti Italian, pas një vendimi të një gjykate në Firence, aty ku një pjesë e grupit të tij të kokainës u dënuan pak kohë më parë

Dizdari që në Shqipëri u përfol edhe si i përfshirë në përplasjen me armë në ish-Bllok, në vitin 2018, me grupin e Ervis Martinaj, por pa patur një akuzë zyrtare nga ana e Prokurorisë.

Ndërsa emri i tij doli në skenë edhe pas arrestimit të kushëririt të tij të afërt, Arbër Çekaj. Tashmë i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, që në vitin 2018 u sekuestruan në Maminas.

Fabian Zhilla: “Mendoj që janë çështje që po heton prokuroria. Por besoj që një nga parimet ose politikat kryesore është që në çdo hetim penal ai të shoqërohet me një hetim pasuror.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN