3
Në sallë ishte e pranishme avokatja Valentina Teodoresku, e cila mbrojti interesat e Veliajt. Ajo deklaroi se klienti i saj ka të drejtë të mos paraqitet në seancë për shkak se nuk është njohur me aktet e dosjes hetimore.
Sipas saj, mbrojtja nuk kishte pasur mundësi të studionte dokumentet e çështjes. Dosja hetimore përmban rreth 61 mijë faqe dhe Veliaj kërkon që të ketë akses të plotë në të gjitha materialet.
Avokatja shtoi se gjatë përpjekjeve për të parë dosjen, Veliaj kishte qenë i sëmurë. Për këtë arsye, mbrojtja kërkoi që të gjitha aktet t’i vihen në dispozicion përpara vijimit të procesit gjyqësor.