5
Trupa gjykuese vendosi të pranojë kërkesën e Veliajt për t’u njohur me materialet e hetimit. Gjykata urdhëroi që të gjitha aktet hetimore t’i dorëzohen të pandehurit në ambientet e paraburgimit në Burgun e Durrësit.
Sipas vendimit, dorëzimi i dokumenteve do të bëhet nga një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK. Oficeri që ka hetuar çështjen do të jetë përgjegjës për t’ia vënë në dispozicion materialet.
Gjykata theksoi se aktet duhet t’i përcillen Veliajt brenda një afati të shkurtër kohor. Bashkë me fashikujt e hetimit do t’i dorëzohet edhe vendimi zyrtar i gjykatës për këtë procedurë.