4
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, nuk ishte e pranishme në seancë. Megjithatë, në gjykatë u paraqitën avokatët e saj, Maksim Haxhia dhe Dritan Jahaj.
Avokati Maksim Haxhia deklaroi se klientja e tij nuk mund të merrte pjesë në seancë për arsye shëndetësore. Sipas tij, Xoxa është shtatzënë dhe mjekët i kanë rekomanduar të mos paraqitet për momentin në gjykatë.
Gjykata mori në shqyrtim argumentet e mbrojtjes dhe vijoi procedurat me verifikimin e pranisë së të pandehurve dhe përfaqësuesve ligjorë të tyre.