Gjyqi ndaj Veliajt, Gjykata merr vendimin pro tij qe ne seance te pare, kerkonte prej muajsh qe…

Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliaj ka hyrë në fazën e gjykimit në themel. Seanca e parë u zhvillua më 9 mars në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në orën 09:30. Në këtë proces janë të përfshirë gjithashtu bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe 28 persona e kompani të tjera.

Seanca u drejtua nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa relatorë të çështjes ishin Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Në sallë ishte i pranishëm prokurori Ols Dado, ndërsa prokurori tjetër i SPAK, Altin Dumani, mungonte.

Në proces ishte i pranishëm edhe Elman Abule, i akuzuar për pastrim parash. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi që shqyrtimi i çështjes të shtyhet për në datën 24 mars në orën 14:30.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN